Momenti kur një protestuese kalon barrierat dhe takon Kurtin, shpërthen në lot
Tanimë ka nisur protesta e thirrur nga Vetëvendosje kundër Kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.
Protestues të shumë janë mbledhur me pankarta në duar afër objektit të Prokurorisë i cili është i rrethuar nga zyrtarët policor.

Në këtë protestë janë të pranishëm edhe zyrtarët e VV-së, Albin Kurti, Adem Mikullovci, Fitore Pacolli, Xhelal Sfeçla e të tjerë.

Derisa qytetarët bënin thirrje për drejtësi, një protestuese është vërejtur teksa kalon barrierat dhe vrapon në drejtim të kreut të VV-së.

Siç shihet në këto pamje, ajo takon Kurtin dhe teksa i afrohet shpërthen në lot./Indeksonline/