21:35 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Momenti kur një taksist merr lajmin se ka fituar lotarinë prej 24 milionë funtash (Video)

Ky është momenti kur një baba i pesë fëmijëve, i cili është taksist merr lajmin se ka fituar xhekpotin e një lotarie.

Amo Riselli, 50 vjeç nga Gloucester, shihet duke thirrur “O Zoti im”, në momentin kur e thërrasin nga lotaria dhe i tregojnë se ai ka fituar 24 milionë funta, transmeton Indeksonline.

Në videon e cila është bërë nga njëra prej vajzave të tij shihet e gjithë familja duke kërcyer nga gëzimi kur e marrin këtë lajm të mrekullueshëm./Indeksonline/