Momenti kur nxirret viktima e parë nga makina e aksidentuar ku vdiqën tre persona (Video)
Mëngjesin e sotëm një aksident tragjik në Levan-Tepelenë pranë fshatit Varipob, i mori jetën tre personave që po udhëtonin në një makinë, një çifti të moshuar dhe një vajze të re, të cilët ende nuk janë identifikuar.
Sipas raportimeve të para thuhet se ata po ktheheshin nga një dasmë, ndërsa gjatë udhëtimit, makina ka humbur kontrollin duke rënë në kanal.
Një video e publikuar nga “ABC” tregon momentin e rëndë kur vajza e re nxirret nga makina, ndërsa dy viktimat e tjerë nuk janë nxjerre ende.