75 Mall Live Search
10:31 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / L K

Momenti kur pas mesnate dëgjohet një shpërthim i fuqishëm në Podujevë, deklarohet policia

Një person ka raportuar se kishte dëgjuar një shpërthim në Podujevë në orën dy të mëngjesit të së dielës afër fshatit Lupç.

Policia ka bërë të ditur se më pas në vendngjarje ka dalë njësia për deminim dhe hetuesia.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Podujevë / 29.09.2024 – 02:24. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, teksa rasti ka shkuar në procedurë hetimore./Indeksonline/