11:13 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Momenti kur personat e armatosur me eksploziv largohen nga banka TEB

Në mëngjesin e kësaj të diele katër persona të maskuar kanë tentuar të plaçkitin filialën e bankës TEB në Suharekë.

Është siguruar një fotografi ku shihen dy persona të maskuar të cilët po largohen nga vendi i ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se sot rreth orës 3:45, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës. /GazetaExpress/