Momenti kur Policia arreston një motoçiklist në Vrellë të Istogut

Policia e Kosovës ka arrestuar një person paraditën e sotme në Vrellë të Istogut.
Indeksonline mëson se një i ri po voziste motoçikletën me shpejtësi të madhe dhe pa asnjë mjet mbrojtës, gjë që ka marrë vëmendjen e Policisë.
Duke parë këtë situatë, Policia i është vënë pas të riut të cilin ka arritur ta arrestojë gjersa ai po tentonte të ikte, ani pse Policia kishte lëshuar alarmin e ndalimit.
Indeksonline ka siguruar pamjet kur Policia arrin t’i vë prangat dhe të arrestojë të riun.