10:20 / E Martë, 21 Shtator 2021 / LB

Momenti kur policia detyron shoferen në Skenderaj t’i largojë targat e Serbisë

Ditën e sotme Policia në Skenderaj nuk ka lejuar një makinë me targa të Serbisë të kalojë në territorin e Kosovës pa ndërruar targat.

Kjo shihet edhe në pamjet që janë publikuar sot, ku vozitësja është detyruar nga Policia e Kosovës të largojë targat dhe të vendosë targat e përkohshme.

Autoritetet kosovare kanë nisur dje aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.