Momenti kur Policia e arreston ish yllin e Real Madridit, dyshohet për kurdisje
Policia spanjolle e ka arrestuar dje ish-yllin e Real Madridit, Raul Bravo.
Arrestimi i tij ka ndodhur në kohën kur ai po bëhej gati për një fluturim jashtë vendi.

Ish mbrojtësi spanjoll dyshohet se është pjesë e një rrjeti që merret me kurdisjen e ndeshjeve.
Bravo pas arrestimit është prangosur, ndërsa policia ka bërë bastisjen e shtëpisë së tij ku ka gjetur para në shumë të konsiderueshme, telefonë mobilë, dhe dokumente të dyshimta./Indeksonline/