11:17 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / B O

Momenti kur policia vret një person në aeroportin e Parisit

Një burrë u qëllua për vdekje nga policia në stacionin Gare du Nord në Paris, të hënën në mëngjes, pasi kërcënoi oficerët me thikë.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, tregoi në Twitter se oficerët e policisë i përdorën armët e tyre por e shmangën çdo rrezik për veten dhe pasagjerët.

Ministri i Transportit, Jean-Baptiste Djebarri, më vonë e konfirmoi se sulmuesi “vdiq në vend”, ndërsa dy oficerët u “plagosën lehtë”.

Një burim policor i tha Euronews se i dyshuari mbante një thikë me një teh 30 cm.