Momenti kur Rafa Leao u bë nervoz me Allegrin!
Ylli portugez i Milanit, Rafael Leao, reagoi me zemërim pasi u zëvendësua në minutën e 66-të gjatë përballjes Lazio – AC Milan.
Sulmuesi u largua ngadalë nga fusha, duke shkaktuar reagime nga pankina dhe tifozët, shkruan Indeksonline
Portieri i Milanit, Mike Maignan, madje la portën e tij për disa momente për të folur me Leaon dhe për ta qetësuar.
Rafael Leao was substituted in the 66th minute during AC Milan’s clash against Lazio 🔴⚫️
— Ramy (@Ramy_Stats) March 15, 2026
The Portuguese winger didn’t look very happy with Massimiliano Allegri 👀 pic.twitter.com/AOOjZVqalP
Situata u tensionua edhe më shumë kur trajneri tentoi ta përqafonte lojtarin, por Leao reagoi me nervozizëm. Pasi mbërriti në pankinë, ai goditi disa shishe uji, duke treguar qartë frustrimin e tij për zëvendësimin./Indeksonline/

