Momenti kur Rogerti sheh një insekt, reagimi i tij lë për të dëshiruar
Një moment i papritur dhe njëkohësisht argëtues ka ndodhur së fundmi gjatë një bisede mes banorëve në “BBVA”.
Teksa Rogerti po qëndronte me Selinen dhe Stenaldon, situata mori një kthesë të papritur për shkak të një insekti që u afrua pranë tyre, shkruan Indeksonline.
Ishte Selin ajo që e paralajmëroi Rogertin se një insekt po vinte drejt tyre. Menjëherë pas këtij paralajmërimi, Rogerti reagoi në mënyrë të menjëhershme duke hequr xhaketën dhe duke u larguar, ndërsa u shpreh se ka fobi nga insektet.
Edhe pse ishte vetëm një insekt i vogël, duket se për Rogertin situata nuk ishte aspak e lehtë, pasi frika e tij ndaj insekteve u bë menjëherë e dukshme./Indeksonline/
Momenti i plote 😂😂😂😂 #bbvipal5 pic.twitter.com/8V1hkF8EAQ
— Livin La Magie (@LivinMagie) March 8, 2026

