75 Mall Live Search
18:10 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / B XH

Momenti kur rrëzohet avioni në Meksikë, 10 të vdekur – mes tyre edhe fëmijë

Një avion privat u rrëzua tragjikisht në një zonë industriale pranë aeroportit Toluca në Meksikë, duke iu marrë jetën dhjetë personave në bord, përfshirë tre fëmijë të vegjël.

Viktimat e mitura besohet se ishin pjesë e së njëjtës familje, një djalë katërvjeçar dhe dy vajza, një në moshë nëntë vjeç dhe tjetra dy vjeç.

Aeroplani Cessna Citation III, që sapo kishte ngritur nga Acapulco, u përplas rreth orës 12:30 të pasdites në një depo industriale. Fillimisht u raportua për gjashtë të vdekur, por më vonë numri u rrit në 10, përfshirë dy pilotët dhe pesë pasagjerë të rritur.

Pamjet dramatike tregojnë aeroplanin duke rënë mes ndërtesave, tym të dendur dhe zjarrfikës që përpiqen të shuajnë flakët. Autoritetet thonë se aeroplani përplasi ndërtesën ndërsa përpiqej të bënte një ulje emergjente në një fushë futbolli pranë një zone lojërash për fëmijë, duke shkaktuar një tragjedi të madhe.