75 Mall Live Search
18:31 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin (Foto)

Pasagjerët e një aeroplanit të kompanisë holandeze The KLM kanë përjetuar momente frike, derisa po fluturonin nga aeroporti i Amsterdamit drejt Lima, kryeqytet i Perusë.

Aeroplani shumë pak kohë pas nisje, në një ditë me mot të lig, është goditur nga rrufeja, moment të cilin e ka kapur kamera, transmeton KosovaPress.

Fatmirësisht, aeroplani ka vazhduar rrugën pa problem.

Derisa prospekti i aeroplanit që goditet nga rrufeja mund të jetë i tmerrshëm për fluturuesit nervozë, avionët janë të dizajnuar për të përballuar sulme të tilla.

Ndryshe, mesatarisht çdo aeroplan në fluturimet komerciale në SHBA goditet një herë në vit nga rrufeja.

Aeroplanët janë ndërtuar në atë mënyrë që lejojnë kalimin e elektricitetit në mënyrë të sigurt përmes shtresave të jashtme që janë të dizajnuara për të parandaluar goditjen dhe për t’u mbrojtur nga elektriciteti.