Momenti kur Stivi Frashëri shpëton gol të sigurt dhe më pas futbollisti i Zalgiris nuk shënon në portën e zbrazët (VIDEO)

Ka përfunduar me rezultat 0-0, koha e rregullt e ndeshjes Zalgiris-Ballkani, raporton Indeksonline.
Njëri nga lojtarët më të mire gjatë kësaj ndeshje padyshim ishte portier Stivi Frashëri, i cili ka pritur disa gjuajtje nga kundërshtarët.
Ai në pjesën e dytë shpëtoi një gol të sigurt kur priti goditjen e njërit nga futbollistët e Zalgiris, dhe më pas në portën e zbrazët nuk arriti të shënoj as edhe sulmuesi Renan Oliveira.
Kujtojmë që ndeshja e pare ka përfunduar me rezultat 1-1./Indeksonline/