11:35 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / OSH

Momenti kur sulmohen pjesëtarët e Njësisë Speciale në Veri – hyjnë në barnatore

Qytetarët serbë kanë sulmuar me grushte pjesëtarët e policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut pas aksionit kundër kontrabandës.

Pas ndërmarrjes së aksionit qindra serbë lokalë janë mbledhur në pjesën veriore të Mitrovicës të cilët edhe kanë sulmuar policinë e Kosovës me grushte duke kundërshtuar aksionin.

Nga videoja e publikuar nga media lokale radiokontaktplus shihen policët duke hyrë në një barnatore si pasojë e sulmit.

Video: Kontakt Plus Mitrovica