Momenti kur “Tesla” arrin shpejtësinë 100 km në orë për vetëm 1,1 sekondë

Makina e firmës së Elon Muskut ka përzgjedhur pistën e Nurburgringut në Gjermani që të shpërfaqë përformancat e jashtëzakonshme, më saktë përshkimin e shpejtësisë 100 km në orë për vetëm 1.1 sekondë, shkruan CarBuzz-i.
Krahasimisht, modeli në fjalë arrin më shpejt të shkojë 100 km në orë sesa Bugatti Chiron e McLaren 765LT. Veturat respektive e kapin shpejtësinë të apostrofuar për 1.9 sekonda.
This is how fast 1.1 seconds 0 – 60mph take off should look like with Space X package thrusters on the Tesla Roadster. Computer worked out physics and then visualised in a render animation. Not sure how much gas but threw the effect in anyway. Enjoy @elonmusk #tesla #spacex pic.twitter.com/VzMukQPT2E
— ıʞsʌodoԀ ǝʌɐlS (@Pslavi) June 23, 2020
Në këtë ritëm, po del të jetë se stafetën e veturave sportive po e mban firma në pronësinë e inxhinierit, Musk.
Firma nuk ka bërë me dije nëse makina do futet nën mekanizmat prodhues të fabrikave të “Teslas”, e as ndonjë detaj tjetër lidhur me Roadster.