75 Mall Live Search
13:47 / E Diele, 18 Qershor 2023 / Gj. Sh

Momenti kur Tifozat Kuq e Zi kënduan së bashku këngën e Adem Jasharit, jehoi “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë të shtunën mbrëma mposhti Moldavinë me rezultat 2-0.

Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, dhe u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë, shkruan IndeksOnline.

“Shqiponjat” arritën fitore falë golave të Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit.

Kombëtarja e Shqipërisë në këtë ndeshje pati mbështetje të madha nga ana e tifozëve, ku ishin shitur të gjitha biletat.

Tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, si gjithmonë u përkujdesën për një atmosferë të jashtëzakonshme, ku në disa momente kënduan së bashku këngën ”Mora Fjalë” e cila I kushtohet komandantit legjendar, Adem Jashari./IndeksOnline/

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU.