75 Mall Live Search
09:59 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Çasti, kur tifozët e Fenerbahces sulmojnë presidentin e tyre

Fenerbahce ka humbur derbin e zjarrtë të Stambollit, duke u mposhtur nga rivali i tyre, Galatasaray me rezultat 1-2.

Kjo ishte humbja e parë e Fenerit në shtëpi nga Gallata-i pas afro 20 vjetësh, shkruan Indeksonline.

Tifozët vendës kanë qenë shumë të nervozuar, sidomos me presidentin e tyre.

Ali Koc është sulmuar nga tifozët e Fenerbahces pas përfundimit të ndeshjes.

Ata janë duke fajësuar, pikërisht presidentin e tyre për gjendjen aktuale të klubit.

Në pjesën e parë të sezonit, Fenerbahce ishte në garë për titullin, ndërsa pas humbjes së djeshme ka rënë në vendin e gjashtë. /IndeksOnline/