20:31 / E Diele, 15 Maj 2022 / C E

Momenti kur tifozi pejan goditi basketbollistin e Trepçës

Për disa minuta është ndërprerë ndeshja mes Pejës dhe Trepçës, pasi ekipi mitrovicas është larguar nga palestra “Karagaçi”.

Mitrovicasit u ankuan për siguri dhe kjo është arsyeja e largimit të ekipit.

Deri te kjo situatë erdhi pasi një tifoz hyri në parket dhe e goditi pas koke basketbollistin mitrovicas, Rodney Purvis.

Pas kësaj eskaloi e gjithë situata, teksa kishte përplasje edhe mes tifozëve.

Ende nuk ka asnjë vendim zyrtar për fatin e kësaj ndeshje.

Peja dhe Trepça ishin duke e zhvilluar ndeshjen e tretë gjysmëfinale në kuadër të fazës së “Play-Off”-it.

69:66 në të mirë të pejanëve ishte rezultati kur ndeshja u ndërpre.

Për t’u zhvilluar kanë mbetur edhe 26 sekonda.