75 Mall Live Search
07:40 / E Hënë, 26 Janar 2026 / G T

Momenti kur trajneri i KB Trepçës u fut në fushë duke “kërcënuar” gjyqtarin e ndeshjes

Skuadra e KB Trepçës mbrëmë shënoi fitore ndaj Bashkimit me rezultatin 90:81.

Në ndeshjen e zhvilluar në sallën “Minatori”, klubi nga Mitrovica arriti fitore – por ndodhi një incident i vogël, shkruan Indeksonline

Ishte trajneri Adis Beciragic, protagonisti i këtij incidenti.

Ai u fut në fushë, duke kërcënuar gjyqtarin e takimit – që sipas tij bëri një gabim që s’duhej të ndodhte.

Por, Trepça arriti fitore dhe vazhdon kryesimin me 31 pikë në tabelën e Superligës së Kosovës./Indeksonline/