12:00 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / B O

Momenti kur trajnerit të Premierligës i vije njoftimi në konferencë për shpërthim të rasteve me Covid-19

Brentford është bërë skuadra e fundit që është goditur nga Covid-19. Ndeshja me Manchester United është shtyer pasi që disa lojtarë kanë rezultuar pozitiv.

Trajneri i Brentfordit , Thomas Frank ishte në konferencë për media kur një zyrtar i skuadrës i konfirmoi lajmin se janë regjistruar 13 raste pozitive mes lojtarëve dhe stafit të klubit. Frank ka kërkuar që ndeshjet e vikendit në Premierligë të anulohen.

“Ne mendojmë se duhet të shtyjmë raundin e plotë të ndeshjeve të Premier League këtë fundjavë. Rastet me Covid po kalojnë kulmin në të gjitha klubet e Premier League. Nëse shtyhet kjo javë, skuadrat do të kenë mundësi të dezinfektojnë kampet e tyre dhe ndeshjet e fundvitit do të mund t’i luanim të gjithë” ka thënë trajneri i Brentford./Indeksonline/