23:29 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / C E

Momenti kur Uzuni ia djeg “llamellën” Dybalës

Juventusi mposhti Ferencvarosin me rezultat 2-1 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Një paraqitje shumë të mirë bëri edhe futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi nga qyteti i bukur i Beratit përveç se shënoi një gol, pati edhe shumë lëvizje të bukura.

Një pjesë që është shpërndar në rrjetet sociale është edhe “fintja” ndaj Paolo Dybalës.

Ylli argjentinas nuk ishte në gjendje ta ndjek shqiptarin që ishte i pakapshëm me driblimin e tij. /IndeksOnline/