16:14 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / Blerim

Momenti kur Valmir Veliu i kërcen ‘Kong Fu’ futbollistit të Ballkanit

Pjesa e parë mes Ballkanit dhe Llapit ka përfunduar me rezultat minimal 1 me 0.

Në këto 45 minutat e para pamë gjithçka. Boksa, shqelma, kartona të kuq dhe kërcime të stilit ‘Kong Fu’, shkruan IndeksOnline

Gjatë minutave të fundit, Valmir Veliu bëri një gjest anti-sportiv duke goditur lojtarin kundërshtar.

Në këtë rast, gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi të dy lojtarët me karton të verdhë./IndeksOnline/