75 Mall Live Search
10:10 / E Mërkurë, 17 Nëntor 2021 / k.v

Momenti kur vetura e godet këmbësorin në magjistralen Prishtinë-Podujevë (Video)

Një këmbësor është goditur nga një veturë mbrëmjen e së martës në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në fshatin Bardhosh.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar video të momentit kur vetura përplasë fort këmbësorin në asfalt.  

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19 e 30 minuta dhe policia menjëherë i është përgjigjur rastit.

IndeksOnline kishte raportuar edhe mbrëmë për këtë aksident.

Personi i goditur është përcjell për tretman mjekësor ndërsa hetuesit e trafikut rajonal po merren me rastin./IndeksOnline/