Momenti kur Xhimshiti shënon autogol në portën e Berishës
Nuk i janë dashur më shumë se dy minuta Juventusit që ta shënojë golin e epërsisë kundër Atalantas.
Në sfidën që po zhvillohet në ”Bergamo”, kampioni dimëror i Serie A ka zhbllokuar rezultatin kundër Atalantas.
Golin në fjalë e shënoi mbrojtësi shqiptar, Berat Xhimshiti, i cili shënoi në portën e gabuar.
Pas një harkimi në zonë nga futbollisti i Juventusit, në tentim për ta larguar topin, Xhimshiti shënoi në portën e Etrit Berishës./IndeksOnline/