10:32 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / V R

“Momenti më i lumtur”, Almeda dhe Tolgahan në pritje të fëmijës së dytë

Janë ndër çiftet më të dashura dhe më të komentuara si në Turqi ashtu edhe në Shqipëri.

Dyshja që janë të martuar prej vitesh kanë një djalë, ndërsa së fundi ata kanë zbuluar se një fëmijë i dytë është rrugës.

Kështu bëri të ditur vet aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman përmes një fotografie të publikuar në Instagram që shihet bashkë me modelen shqiptare Almedën.

“Dhurata më e madhe moment, momenti më i lumtur!Nuk mund të jem më i lumtur”, ka shkruar aktori në mbishkrimin e imazhit.

Në anën tjetër edhe Almeda ka publikuar disa foto përkrah bashkëshortit, ku ka shkruar:“Beba numër dy…së shpejti, mezi po pres të takoi i vogli im”./Indeksonline/