Momenti më shokues: Nëna me dy fëmijët u gjind e djegur tek dera e pasme e autobusit, u mundua t’i qes jashtë

Para derës së pasme të autobusit një grua me dy fëmijë binjakë është gjetur e djegur, thonë hetuesit në vendgjarje për gazetën bullgare 24chasa.bg
Nëna me shumë gjasë kishte tentuar të dilte me fëmijët, por fatkeqësisht dera ishte e bllokuar. Hetuesit janë duke kontrolluar për karburant shtesë – benzinë, sepse nafta është e vështirë të shpërthejë, dhe autobusi ishte me naftë, shkruan gazeta bullgare.
Nga përplasja me shumë mundësi shoferi ka vdekur, ndaj nuk ha mundur të hapë dyert dhe shumë persona janë djegur të gjallë. Të shtatë të mbijetuarit thyen një dritare dhe dolën përmes saj. /IndeksOnline/