Momenti qesharak, kur Vuçiqi flet kinezisht!
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka lansuar një video ku shihet duke u munduar të flasë kinezishty, duke shpresuar të sjellë investime kineze në vendin e tij.
Duke konfirmuar vizitën e tij në Kinë për vitin e ardhshëm, Vuçiqi është munduar të dukej sa më i afërm me kinezët, të cilët po investojnë nëpër gjithë botën.
“Po konfirmoj vizitën time në Kinë për muajin prill. Ndërsa pres nga presidenti Xi që ta vizitojë Serbinë në mbarim të vitit tjetër. Dua ta falënderoj presidentin për lidershipin e tij dhe njerëzit kinezë për miqësinë e tyre dhe vizitat që po i bëjnë vazhdimisht Serbisë”, është munduar të thoshte, ndër të tjera presidenti i Serbisë kinezisht, por që vështirë të jetë kuptuar nga ata.
Kina po investon masivisht nëpër gjithë botën. BE-ja dhe SHBA-ja janë munduar të ndalnin politikat imperialiste të këtij vendi me sanksione ekonomike, por që disa shtete, Serbia njëra ndër to, po vazhdojnë të hapen me Kinën.
Investimet kineze janë cilësuar si një formë e huadhënies ndaj vendeve më të vogla, të cilat pastaj bëhen të zhytura në borxhe ndaj këtij vendi.