75 Mall Live Search
14:18 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Momenti shokues kur adoleshenti qëllohet për vdekje në mes të ditës në SHBA

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur një adoleshent qëllohet për vdekje në Bronx të New Yorkut në mes të ditës.

Pamjet e publikuara nga ABC 7, shfaqin momentin kur i dyshuari qëllon 16-vjeçarin James Solano para një dyqani.

I dyshuari nxjerr nga palltoja pistoleten dhe pret që adoleshenti të kalonte pranë tij dhe pa u menduar dy herë e qëllon në qafë, ku si pasojë menjëherë rrëzohet përtokë.

Solano që jetonte jo larg vendit ku është vrarë, ishte dërguar me urgjencë në spital, por atje mjekët vetëm sa konfirmuan vdekjen e tij.

Viktima dhe sulmuesi shkëmbyen fillimisht disa fjalë dhe më pas ndodhi e shtëna fatale, ndërsa motivet e këtij sulmi mbeten të paqarta.