07:56 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Momenti i çuditshëm i punëtores së ekuipazhit në aeroplan, arsyetohet si humor

Një anëtar i ekuipazhit të kabinës në një fluturim të SOuthëest Airlines nga Nashville në Philadelphia, u ngjitë në pjesën e bagazheve brenda aeroplanit.

Një video e postuar në rrjete sociale, tregon si ajo për t’i bërë udhëtarët të relaksohen hipën lartë gjërsa aeroplani ishte duke fluturuar, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Pasagjerët thanë se ajo ishte shumë miqësore gjatë fluturimit dy orësh.

Arsyetimi i kompanisë së aeroplanit ishte se punonjësit aty janë të njohur për demonstrim të sensit dhe humorit të tyre.

“Në këtë rast, një nga shoqërueset tona të fluturimit u përpoq të ketë një moment të shkurtër argëtimi me pasagjerët”, thuhet në deklaratë./Indeksonline/