Monaco ka në radar 3 mesfushorë
Ekipi francez i Ligue 1, AS Monaco po vlerëson 3 lojtarë për të forcuar mesfushën e saj për sezonin 2019-20, sipas Infosport +, transmeton Indeksonline.
Les Monégasques-it janë në treg për të forcuar mesfushën e tyre për sezonin që sapo ka nisur dhe kanë përzgjedhur tre kandidatë për rolin.
Opsioni i parë është Franck Kessié i AC Milanit, i cili po vlerësohet nga klubi italian i Serie A me 30 milionë €.
E dyta nga këto mundësi është Tiémoué Bakayoko i Chelseas, i cili mund të largohet nga klubi me hua ose për një marrëveshje të përhershme, ndërsa përfshirja e fundit në atë listë është Luiz Gustavo i Marseille-t./Indeksonline/