22:53 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Monaco në vend të parafundit, Falcao kërkon zgjidhje

Kriza e Monaco duket se nuk njeh limite. Bardhekuqtë, në fakt, e kanë mbyllur vitin me një humbje 2-0 të pësuar në shtëpi kundër Guingamp, që mban vendin e fundit në renditjen e Ligue 1.

Skuadra e Henry, e eliminuar edhe nga Champions League, mbetet në vendin e parafundit me 13 pikë, vetëm dy më shumë se Guingamp. Me 11 humbje të pësuara dhe vetëm 3 fitore në 18 ndeshja, rreziku i rënies nga kategoria është konkret.

Një situatë kjo që nuk pëlqehet aspak nga sulmuesi Radamel Falcao, i cili ka thënë: “Uroj që në janar klubi të blejë lojtarë të rinj, sepse po luajmë me rezerva dhe futbollistët nuk mund ta përballojnë gjithë këtë presion. Na duhen blerje”.