Monaco s’vazhdon me Fatin, pritet rikthimi te Barcelona
Me afrimin e fundit të sezonit, Asnu Fati pritet të rikthehet te Barcelona. Sipas raportimeve të medias “Sport”, klubi nga Principata ka vendosur të mos aktivizojë opsionin e blerjes për kartonin e sulmuesit spanjoll.
Edhe pse Fati e nisi sezonin në mënyrë pozitive, duke realizuar 5 gola në 3 ndeshje radhazi, forma e tij ka rënë ndjeshëm javët e fundit. Ai jo vetëm që ka pushuar së shënuari, por ka humbur edhe statusin e titullarit, duke u aktivizuar shumë pak minuta.
Kontrata aktuale e 23-vjeçarit me Barcelonën është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa paga e lartë mbetet një nga pengesat kryesore për një largim përfundimtar nga klubi katalanas.
Pas dështimit të huazimit te Brighton, ku nuk arriti të bindë, Fati nuk ka gjetur hapësira as në Ligue 1 dhe tani rikthimi i tij konsiderohet një problem serioz për Barcelonën

