17:21 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Nga Chelsea te skuadra franceze (Foto)

Skuadra e Monacos e ka zyrtarizuar ish-drejtorin e Chelseat, Michal Emenalo.

Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes faqes zyrtare: “Monaco me kënaqësi ju njofton se kemi emëruar Michael Emenalon si Drejtor Sportiv”.

Emenalo ishte te Blutë e Londrës, por pas disa problemeve me pronarin Roman Abramovich dhe trajnerin Anotnio Conten të cilat ende nuk janë bërë të njohura, u largua nga detyra.

52-vjeçari u shpreh tejet i lumtur, dhe premton projekte të mëdha për klubin francez.

“Kjo është një mundësi e mrekullueshme për mua. Monaco ka treguar përparim cilësor këto sezone. Dhe sigurisht se jam i bindur se e ardhmja do të jetë më ambicioze”, ka thënë Emenalo./IndeksOnline/