75 Mall Live Search
20:47 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / C E

Monchengladbach bën hajgare në Ukrainë, Atletico “ngihet” në Moskë

Borusia Monchengladbach ka shënuar fitore me rezultat të thelë ndaj Shakhtar Donetskit.

Gjermanët kanë mposhtur ukrainasit me rezultat 0-6 në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Alassane Plea shkëlqeu në këtë sfidë duke realizuar tri gola, shkruan Indeksonline.

Francezi realizoi në minutat 8′, 26′ dhe 79′ nga penalltia derisa tri golat tjera i shënuan Bondar (17′ autogol), Bensebaini (44′) dhe Stindl (65′).

Me këtë fitore, Borusia Monchengladbach merr kreun në  grupin B me 4 pikë derisa Shakhtar ka katër pikë, Inter dy dhe Real Madrid një pikë.


Në ndeshjen tjetër, Lokomotiva e Moskës dhe Atletico Madrid kanë barazuar me rezultat 1-1.

Golin për madrilenët e shënoi Gimenez në minutën e 18-të derisa rezultatin e barazoi Miranchuk në minutën e 25-të nga penalltia.

Atletico është e dyta në grupin A me 4 pikë, dy më pak se Bayerni që ka një loj më pak të zhvilluar derisa Lokomotiva është e treta me dy pikë, një pikë para Salzburgut. /IndeksOnline/