16:51 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Monchi i bën konkurrencë Barçës e Juves, kërkon yllin e PSG-s

Drejtori i Romës, Monchi ka diskutuar tregun e transferimeve për afatin kalimtar dimëror.

Sipas CalcioMercato, Monchi e diskutoi këtë aspekt gjatë një takimi me anëtarët e bordit të klubit kryeqytetas.

Ai ia prezantoi planin e tij për transferimin e yllit të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot, transmeton IndeksOnline.

Image result for rabiot

Por, Monchi është i vetëdijshëm për konkurrencën nga Juventusi dhe Barcelona për mesfushorin francez.

Tutje, mediat shkruajnë se Monchi do të mundohet ta sjellë Rabiotin në Romë në formë të huazimit.

E më pas, Roma do ta transferonte atë përfundimisht në afatin kalimtar veror./IndeksOnline/