75 Mall Live Search
11:28 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Monica Bellucci 53 vjeçare, por vazhdon të duket e mrekullueshme

Ajo konsiderohet të jetë një nga gratë më të bukura në botë.

Dhe Monica Bellucci e dëshmoi këtë teksa doli nga një restorant në Paris të dielën mbrëma, e cila dukej magjepsëse me një fustan të zi.

Ylli 53 vjeçar, dukej me vetëbesim të plotë për dukjen e saj teksa në bel kishte të vendosur një rrip argjendi.

Megjithëse i ka këto vite, me bukurinë e saj natyrale ajo duket më bukur se shumë yje të reja të cilat po përdorin operacione dhe grim të tepërt për të arritur një pamje të bukur të jashtme./Indekosnline/