Monica Bellucci e shfaq të dashurin, është 18 vjet më i ri se ajo!
Teksa modelja dhe aktorja, Monica Bellucci po largohej nga shfaqja e markës ‘Chanel’ është parë me të dashurin e saj që bëri të gjithë mediat kurioze.

Ky djalosh shumë tërheqës është Nicolas Lefebvre, i cili punon si skulptor dhe model.
Edhe pse kjo është paraqitja e tyre e parë publike si çift, është spekuluar që Bellucci dhe Lefebvre janë duke dal me njëri tjetrin që prej vitit 2017.

Nicolas është mashkulli i parë që ajo e shfaqi në publik që nga ndarja me burrin e saj, Vincent Cassel në vitin 2013./Indeksonline/

