Monika e përmendi, Leonora Poloska jep përgjigjen për Big Brother VIP
Intervista e Monikës në një emision, ku ajo përmendi se do të ishte ideale që figura të rëndësishme të showbizit, përfshirë edhe Leonora Poloskën, të bëheshin pjesë e “Big Brother VIP”, është bërë virale në rrjetet sociale.
Pas kësaj, është mësuar se këngëtarja e njohur ka marrë ftesa të vazhdueshme nga produksioni i spektaklit, por nuk i ka pranuar.
“Po kam marrë ftesë çdo vit, por nuk e kam pranuar”, ka thënë Poloska për Indeksonline.
Ndonëse emri i saj përmendet shpesh nga publiku si një ndër personazhet që do t’i sillte një energji të veçantë formatit, Leonora nuk ka shprehur ndonjë interes për t’u bërë pjesë e reality-show, të paktën jo deri tani./Indeksonline/

