Monika komenton Gimbon dhe “Big”-un, duke hyrë në gjykatë
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e GJKKO ditën e sotme (e mërkurë).
Kryemadhi ndër tjerash nuk i ka kursyer batutat me mediat përpara gjykatës, ndërsa ka folur edhe për “Big Brother VIP Albania 5”.
Opinionistja e këtij sezoni komentoi eliminimin e DJ Gimbos nga gara për të fituar çmimin e madh, duke shprehur keqardhje për largimin e tij.
E njëjta falënderoi mediat për atë që e cilësoi si “kalvar intervistash”, duket shtuar se “sido që të shkojë puna do të shihemi një herë në muaj”.
Monika po spikat si opinioniste me komentet për banorët e këtij sezoni, ndonëse po merr edhe kritika.
Për Gimbon i dha vlerësim të drejtpërdrejtë edhe në momentin që doli nga shtëpia.
Ajo i tha se është një djalë i sinqertë me vlerë dhe se ka qenë korrekt me lojën e zhvilluar në këtë format.

