Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha s’paraqiten në SPAK, ndodhen jashtë vendit

Deputetja Monika Kryemadhi kishte detyrim të paraqitej në SPAK sot në zbatim të masës “detyrim për paraqitje”, por nuk do të paraqitet.
Gjatë javës së shkuar SPAK-u ka miratuar kërkesën e Kryemadhit për të mos u paraqitur, për shkak të një udhëtimi të saj në SHBA, shkruan A2 CNN-i.
Po sot në SPAK, si e hënë e parë e muajit, duhet të paraqitej edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai po ashtu, ka marrë leje në SPAK për të mos u paraqitur për shkak të pranisë së tij në kongresin e CDU-së në Gjermani./Indeksonline/