75 Mall Live Search
19:45 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / AR

Monika Lubonja bën fluturim me parashutë me pilotin e zemrës!

Ish banores së “BBV”, Monika Lubonja, i është realizuar ëndrra.

Pasi veprimi i pilotit mori vëmendjen e publikut, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda realizuan projektin muzikor “Piloti i zemrës” dedikuar Monikës.

Për të gjithë ju që keni menduar se historia e pilotit me Monikën u mbyll thjesht me një takim pas daljes së saj nga Big Brother Vip, e keni gabim sepse ka edhe më shumë se kaq.

Piloti Arbër Xhaja ka njoftuar se ka ralizuar fluturimin e tij me parashutë dhe shoqëruesja është pikërisht Monika Lubonja.