75 Mall Live Search
19:20 / E Diele, 22 Shtator 2024 / AR

Monika Salihu feston ditëlindjen, pamje nga festa luksoze

E qeshur, simpatike, ekstravagante, Monika Salihu një këngëtare me përplot jetë, dita ditës me zërin e saj po e pasuron skenën muzikore kosovare.

Përveç muzikës, artistja që kur u inkuadra në reality show-n “BBVK” arriti të jetë më e afërt me fansat e saj, shkruan Indeksonline.

Edhe sot me rastin e ditëlindjes së 40-të, në rrjetet sociale mori urime të shumta nga miq, familjar e fansa.

Gjithashtu për ditëlindje organizoi një mbrëmje për mbamendje ku shihet e rrethuar me personat e zemrës./Indeksonline/