75 Mall Live Search
23:30 / E Martë, 23 Gusht 2022 / AR

Monika u kundërpërgjigjet thumbave të Arjolës dhe Ilirit

Monika Lubonja u është përgjigjur ironizimeve të Arjolës dhe Ilirit në rrjetet sociale ku ka postuar një video duke shkruar disa vargje të poezisë ‘Bota plot me njerëz bosh’ të Dritëro Agollit.

“Njerëz plot nëpër dyqane, njerëz plot në çdo qosh. Njerëz plot nëpër urbane, bota plot me njerëz bosh”.

Më herët ishte Arjola ajo që postoi në rrjetet sociale një foto kur ishte brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. Krahas saj shkroi: “Hej Subhanallah o yll bote. Çuditem si nuk zura mend. Ma the po kujt ja the!”- duke iu drejtuar Ilirit.

Ky i fundit ripostoi postimin e Arjolës ku si mbishkrim i vendosi shprehjen që disa ditë më parë thumboi Monikën. “A ke pleh me shit”.