”Monstër”/ Trajneri i Gjilanit me akuza të rënda ndja gjyqtarit pas humbjes nga Llapi

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani ka akuzuar rëndë gjyqtarin Gramos Shala, pas humbjes 2-1 nga Llapi, në ndeshjen e javës së 24-të të Superligës.
Ai e quajti Shalën ”monstër” duke thënë se gjyqtarë të tillë nuk duhet të drejtojnë ndeshejet e Superligës, shkruan IndeksOnline.
Mezani ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës të merr masa.
“Këtë ndeshje e ka parë e gjithë Kosova. Monstra të tilla si ky arbitër nuk duhet të lihen të drejtojnë ndeshje. Tallen me djersën tonë, me bukën tonë. Ne e kemi dominuar Llapin. Këtu flitet për një monstër që fitoi kundër neve, jo Llapi. FFK duhet të marrë masa. Le ta shikojë me vëmendje dhe të vendosi Federata”, deklaroi Mezani pas ndeshjes./IndeksOnline/