“Montjuic” ishte fillimi, “Camp Nou” kjo është ku do të shkruhet historia, kështu deklaron Yamal
Barcelona do të rikthehet në “Camp Nou” gjatë kësaj fundjave.
Për katalanasit është një rikthim në fole pas 2 vjetëve rinovime të stadiumit ikonik.
Ylli i Barçës, Lamine Yamal, për rikthimin në “Camp Nou” dha një mesazh përmes fotografisë së tij të profilit në “Instagram”.
Yamal, kishte luajtur vetëm një ndeshje në “Camp Nou”, atë që bëri edhe debutimin ndaj Real Betisit më 29 prill të vitit 2023.
“Montjuic” ishte fillimi, “Camp Nou” është ku do të shkruhet historia”, deklaroi ylli 18-vjeçar.
Kujtojmë se Barcelona, pret Athletic Bilbaon si kundërshtarin e parë në “Camp Noun” e rinovuar, të dielën./IndeksOnline/

