19:34 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Montpellier, kafshatë e lehtë për PSG-në

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore bindëse ndaj Montpellier me rezultat 5:0.

Sarabia, Di Maria, Mbappe, Kurzawa si dhe një autogol i Congre ishin realizatorët në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.

Tre gola qysh në pjesën e parë treguan që Montpellier nuk do të dilte me ndonjë pikë nga “Parku i Princave”.

Me këtë fitore, Parisi prin bindshëm me 55 pikë, 13 më pak se Marseille në pozitën e dytë.

Në anën tjetër, Montpellier është në pozitë të katërt me 33 pikë./Indeksonline/