Monza arrin marrëveshje me Interin për Sensin

Adriano Galliani ka arritur marrëveshje me skuadrën e Interit për transferimin e Sensit te sluadra e Monzas.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, tani është në dorën e futbollistit se a dëshiron të jetë pjesë e skuadrës e cila është në pronësi të ish dyshes Milaneze, Berlusconi-Galliani, transmeton Indeksonline.
Ky pritet të jetë transferimi i tretë në këtë afat kalimtar të transferimeve nga Monza, pasi kanë zyrtarizuar mbrojtësin Andrea Ranochia dhe portierin Alessio Cragno./Indeksonline/