75 Mall Live Search
21:57 / E Martë, 28 Qershor 2022 / Gj. Sh

Monza dhe Motta i ndajnë rrugët, Ky pritet të jetë trajneri i ri

Klubi i cili u ngrit për herë të parë në Serie A, Monza, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Thiago Motta.

“Spezia Calcio njofton se ka arritur një marrëveshje për kushtet e zgjidhjes konsensuale të kontratave të trajnerit Thiago Motta dhe stafit të tij teknik. Klubi dëshiron t’i falënderojë të gjithë ata për arritjet e tyre”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Indeksonline.

Trajneri i ri i skuadrës së Monzas pritet të emërohet ish-trajneri i Udineses, Luca Gotti.

Pasi i ndan rrugët e bashkëpunimit, italiano-braziliani Motta, ka falenderuar Klubin, futbollistët dhe tifozët për mbeshtetjen që ka pasur për ti arritur objektivat në sezonin e kaluar.

“ Ka qenë një vit intensiv, plot emocione me kënaqësinë përfundimtare të arritjes së objektivit tonë sportiv. Dua të falënderoj familjen Platek, Robertin dhe Filipin, për besimin e tyre tek unë; lojtarët e mi për angazhimin dhe vendosmërinë e tyre që nuk i kanë munguar asnjëherë gjatë gjithë sezonit; dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishme, tifozët dhe të gjithë njerëzit e La Spezias për mbështetjen dhe dashurinë e tyre që do të mbaj gjithmonë me vete. SHKOJMË SHQIPONJA. Faleminderit per gjithcka”, ka thënë Thiago Motta./Indeksonline/