Monza e Berluconit e Galliani s’po ndalet me blerje, tani ka tre emra “BIG” në listë!

Serie A do t’i shtohet këtë sezon edhe Monza e cila u promovua nga Serie B, ku në përbërje kanë si president Silvio Berlusconin dhe si administrator kanë Adriano Galliani.
Galliani është ai që po realizon merkaton e Monzës, të cilën po e ndërton pothuajse nga e para.

Galliani ka realizuar deri më tani disa goditje të rëndësishme për një ekip si Monza. Ranoçhia, Pesina, Sensi, Kranjo, Carboni dhe Birindelli janë deri më tani transferimet e realizuara.
Ata gjithashtu po mendojnë edhe një emër të madh për repartin e sulmit, ku të piketuar janë Petagna i Napolit, Pinamonti i Interit dhe Mauro Icardi i PSG-së.